Sport
Eriksen arrin marrëveshje me gjigantin anglez, do të nënshkruajë kontratë trevjeçare
Demokracia
14:23 | 04 Korrik 2022

Share:

Christian Eriksen ka arritur marrëveshje me Manchester United.

Kështu bën të ditur gazetari italian, Fabrizio Romano i cili ka njoftuar se marrëveshja mes palëve është arritur, shkruan Demokracia.com.

Mesfushori danez do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me “Djajtë e Kuq”.

Kontratat janë duke u përgatitur dhe testet mjekësore për të përfunduar nënshkrimin këtë javë.

Trajneri i Man United, Erik ten Hag ishte një faktor kyç për këtë marrëveshje pasi ai e thirri Eriksenin dy herë për të shpjeguar projektin e tij.

Eriksen së fundmi ishte pjesë e Brentfordit në Premierligë./Demokracia.com/

Të ngjashme