Sport
Erik ten Haag e konfirmon: Cristiano Ronaldo mbetet te Manchester United
Demokracia
16:47 | 31 Gusht 2022

Share:

Gjatë gjithë merkatos së verës u përfol për një transferim të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga Manchester United dhe tashmë është e qartë se nuk do të ketë asgjë, siç ka thënë pikërisht Eric ten Haag, trajneri i “Djajve të Kuq”.

Duke qenë se kanë mbetur vetëm dy ditë deri në përfundim të afatit kalimtar, gazetarët u interesuan nëse portugezi do të qëndrojë në “Old Trafford”, dhe eksperti holandez u përgjigj pozitivisht:

“Është e qartë. Na duhen lojtarë cilësorë. Ju duhen më shumë lojtarë në rotacion për të ruajtur konsistencën”, tha ten Haag për Ronaldon, njoftojnë mediat angleze, transmeton Demokracia.com.

Siç qëndron tani, Manchester United ka përfunduar afatin kalimtar. Antony, Casemiro, Christian Eriksen, Tyrrell Malacia dhe Lisandro Martinez e kanë forcuar klubin.

United e nisi sezonin me dy humbje, pas të cilave shënoi dy fitore. Turnen e pestë të Premierligës do ta mbyllë pikërisht klubi nga Mançesteri, duke vizituar Leicester Cityn./Demokracia.com/

Të ngjashme