Barcelona e ka siguruar transferimin e parë për afatin kalimtar veror.
Klubi katalunas do të sjellë në skuadër mbrojtësin e Manchester Cityt, Eric Garcia, shkruan Demokracia.com.
Garcia nuk ka gjetur hapësirat e mjaftueshme te Man City, andaj do të nis aventurë të re në “Camp Nou”.
Mbrojtësi spanjoll ishte pranë t’i bashkohej Barcelonës edhe në verën e kaluar, por që një marrëveshje nuk u arrit asnjëherë.
Këtë lajm e ka konfirmuar gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano, i cili ka thënë se Garcia do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare. /Demokracia.com
https://www.facebook.com/fabrizioromanoherewego/posts/525572478843876?__cft__[0]=AZW7LKsuCH0sRqYG9AtpIYRLfuz8BhAnlFO_abDkWDL-jKFLRiJGhDxZWWW5YHeI2Ti1bm2y3K06rlY5evB6so2fo3eM5EcMrDLvk6o4N7aW06SIjyZpsf64tlsbmkfBA6fAoeIdybG85JYQAZI_SoHCQmtjfaeTc3MnJMZX_7AWp-NUmobWdZ6l09hfWVsdZs4&__tn__=%2CO%2CP-R