Sport
Erërat e forta “shkatërrojnë” stadiumin ndihmës të Dritës në Gjilan
Demokracia
21:14 | 28 Qershor 2022

Share:

Në Kosovë ditë më parë ka pasur erëra të forta ku si pasojë ka pasur dëmtime të shumta.

Edhe qyteti i Gjilanit është ballafaquar me dëmtime të shumta.

Gazeta Enigma mëson se edhe stadiumi ndihmës i Dritës në fshatin Livoq ka pësuar dëmtime.

Gazetarët e portalit kanë dalë në vend të ngjarjes për të marrë pamje nga ky dëmtim.

Rrethojat prapa golit dhe shtylla janë dëmtuar si pasojë e këtyre erërave. Gjithashtu, rrethoja tjetër prapa golit është e dëmtuar dhe se rrezikon qytetarët që kalojnë aty pari.

Të ngjashme