Në orët e pasdites moti në Kosovë u përkeqësua, kjo solli stuhi të mëdha në disa qytete.
Ndër to edhe në komunën e Gjilanit, kjo vërtetohet përmes disa fotografive të publikuara në Facebook, përmes të cilave shihen kontejnerë të mbeturinave të rrëzuar.
Rrjedhimisht, edhe rrugët u mbushën me qese e mbeturina të tjera.
Pavarësisht temperaturave të larta që karakterizuan ditën sot, destabilizimi i motit solli edhe dëme të konsiderueshme.
Foto nga Fikret B. Haziri