Si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të shiut, një pemë ka rënë në tokë në rrugën “Luan Haradinaj”, përballë policisë në Prishtinë.
Vendi është rrethuar me shirita, teksa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Pamje ka dërguar nga vendi i ngjarjes një lexues i Gazetës Express.