Erërat e fortë kanë shkaktuar përplasje të telave të rrymës dhe si rezultat i kësaj situate janë djegur disa shtëpi, në Mushtisht Sallagrazhdë, Gjinoc. Kështu ka thënë kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremja përmes një postimi në Facebook.
Sipas tij, të gjitha ekipet janë në teren me të gjitha kapacitet vepruese.
Njoftimi i plotë:
Situata ende vazhdon të mbetet kritike nga zjarret.
Edhe pse sot në mesditë nuk kemi pasur raste të zjarreve, era e fortë ka shkaktuar përplasje të telave të rrymës dhe si rezultat i kësaj situate janë djegur disa shtëpi, si në Mushtisht Sallagrazhdë, Gjinoc, e në shumë pjesë tjera.
Të gjitha ekipet janë në teren me të gjitha kapacitet vepruese.
Duhet të jemi në mobilizim e sipër, ngase temperatura e lartë po shkakton zjarre në disa dimenzione, mirëpo unë shpresoj dhe besoj që edhe në fshatra po mobilizoheni në grupe vullnetare që të mbetemi vigjilent përballë kësaj situate. /Demokracia.com/