Në Prishtinë, në këto momente ka erëra të fuqishme.
Për këtë arsye, Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë lëvizjeve.
Madje, kujdes të veçantë kanë kërkuar nga qytetarët që të kenë kah objekti i ri i ndërtesës së Komunës në lagjen Arbëria, atje ku kohë më parë ra kulmi i saj me ç’rast la të lënduar një qytetare.
“Për shkak të erërave të fuqishme që po mbizotërojnë në Kryeqytet, ju bëjmë thirrje të keni kujdes gjatë lëvizjes, e në veçanti në rrugët ‘Ardian Krasniqi’, ‘Radovan Zagoviq’ dhe ‘Nora e Hotit’ të cilat gjenden në lagjen ‘Arbëria’ rreth objektit të Komunës së re deri në sanimin e plotë dhe evitimin e rrezikut në kulmin e ndërtesës”, ka thënë Komuna.
Për çdo rast rreziku, komuna ka kërkuar që të raportojnë në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44.