Lajme
Erë e pazakontë në kabinë: Anulohet fluturimi i aeroplanit zviceran me 180 pasagjerë
Demokracia
23:39 | 24 Qershor 2024

Share:

Afër 180 pasagjerët, sa ishin aty, u bartën në një tjetër lidhje nëpërmjet Gjenevës. Do të arrijnë në destinacionin e tyre në Brindisi, nesër.

Të hënën, fluturimi i kompanisë ajrore zviceran Swiss (LX1722) nga Cyrihu për në qytetin port italian të Brindisit u desh të anulohej. Arsyeja për këtë ishte një erë e pazakontë që u zbulua në kabinë, thonë nga kompania Swiss për mediat zvicerane, transmeton albinfo.ch.

“Zbritja u zhvillua në orën 13:50 dhe u realizua pa tronditje. Pothuajse 180 pasagjerët, sa ishin në aeroplan u bartën në një tjetër lidhje nëpërmjet Gjenevës dhe do të arrijnë në destinacionin e tyre në Brindisi nesër”, thuhet në deklaratën e kompania ajrore, shkruan 20minuten.ch.

“Siç është e zakonshme në një rast të tillë, Swiss ofron shërbime shtesë mbështetëse si akomodimi në hotel, udhëtimet e nevojshme me taksi, ushqimet ose telefonatat deri në nisje”, vazhdon deklarata.

Të ngjashme