Lajme
Erdogani në Asamble të OKB-së flet edhe për dialogun Kosovë – Serbi
Demokracia
22:36 | 20 Shtator 2022

Share:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e tij në Asamble të Përgjithshme të OKB-së në Ne] York të martën ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe për situatën në Ballkan.

“Ne po bëjmë angazhime intensive në platforma bilaterale e multilaterale për të forcuar paqen e stabilitetin në Ballkan dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet nëpërmjet dialogut. Mbajtja pa problem e zgjedhjeve në Bosnjë – Hercegovinë dhe progresi në dialogun Beograd – Prishtinë, do të kontribuojë në stabilitetin në rajon”, ka thënë Erdogan.

Erdogan ka bërë thirrje për një “dalje të dinjitetshme” nga lufta në Ukrainë.

“Së bashku duhet të gjejmë një zgjidhje praktike diplomatike e cila do t’u mundësonte të dyja palëve një dalje të dinjitetshme nga kriza”, ka thënë Erdogan.

Erdogan ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet ta njohë rolin që ka marrë Turqia në ndërmjetësim për të arritur një marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës.

“Ne po investojmë shumë angazhim për t’u siguruar që lufta të finalizohet duket mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, ka thënë Erdogan.

 

Të ngjashme