Lajme
Erdogani e dënon sulmin e Rusisë mbi Ukrainën, por të dyja i quan mike
Demokracia
13:53 | 24 Shkurt 2022

Share:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar ndaj sulmit të Rusisë në Ukrainë, raporton CNNTurk.

Ai ka dënuar sulmin rus duke e quajtur të kundërligjshëm.

“Veprimi ushtarak është i papranueshëm dhe ne e kundërshtojmë atë. Ky hap të cilin e shohim si të kundërt me ligjin ndërkombëtar, është një shpërthim për stabilitetin në rajon”, ka thënë ai.

Ai ka shprehur keqardhje për të dyja shtetet që i konsideron mike.

“Na vjen keq sinqerisht që Rusia dhe Ukraina janë përballur në këtë mënyrë, që ne i shohim të dyja si vende mike dhe që kemi marrëdhënie të ngushta politike dhe sociale”, ka thënë ai.

Erdogan tha se Turqia do ta bëjë pjesën e saj për të arritur sigurinë për të gjithë në Ukrainë.

Të ngjashme