Lajme
Erdogani e cilëson Perëndimin të dobët karshi luftës në Gaza
Demokracia
20:50 | 09 Nëntor 2023

Share:

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar shtetet perëndimore se janë shumë të dobëta karshi vdekjeve të civilëve në Gaza.

Ai u ka bërë thirrje shteteve myslimane që të tregojnë unitet kundër veprimeve të Izraelit.

Erdogani ka thënë se Turqia do të vazhdojë përpjekjet diplomatike për armëpushim dhe për të parandaluar zgjerimin e konfliktit.

Qëndrimet kritike Erdogani i ka paraqitur në takimin me shtetet e Azisë Qendrore, në të cilin kanë marrë pjesë Turqia, Irani, Azerbajxhani, Pakistani dhe Afganistani.

Të ngjashme