Lajme
Erdogan: Ukraina dhe Rusia janë dakord për 4 nga 6 pikat e bisedimeve
Demokracia
13:38 | 25 Mars 2022

Share:

Presidenti turk Rexhep Taik Erdogan tha këtë të premten se Ukraina dhe Rusia duket se kanë arritur një farë mirëkuptimi për katër nga gjashtë temat e mosmarrëveshjeve të diskutuara gjatë negociatave.

Duke folur me gazetarët gjatë kthimit nga samiti i NATO-s në Bruksel, Erdogan tha gjithashtu se do të flasë me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe me presidentin rus Vladimir Putin gjatë fundjavës ose gjatë ditëve të para të javës së ardhshme.

“Ka gjashtë tema të negociatave ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, mes tyre duket se ka një mirëkuptim për katër tema”, tha Erdogan.

“Në fillim, Ukraina ishte e vendosur, por më vonë, Zelensky filloi të shprehej se mund të tërhiqej nga anëtarësimi në NATO. Një çështje tjetër është pranimi i gjuhës ruse si gjuhë zyrtare. Këtë e pranoi edhe Zelensky. Rusishtja është një gjuhë e folur pothuajse kudo në Ukrainë. As në këtë pikë nuk ka asnjë problem”, tha Erdogan.

Erdogan tha gjithashtu se komentet e Zelenskit për nevojën për një referendum për kompromise me Rusinë ishin lëvizje e zgjuar.

Për telefonatën e tij të ardhshme me Putinin, Erdogan tha: “Duhet të diskutojmë dhe vlerësojmë takimet e NATO-s. Nga ana tjetër, ne [Turqia] sigurisht e konsiderojmë përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë si një krim kundër njerëzimit”, shtoi ai.

Të ngjashme