Lajme
Erdogan u jep fëmijëve para dhe lodra në shkollën ku votoi në Stamboll
Demokracia
14:07 | 28 Maj 2023

Share:

Zgjedhjet presidenciale në Turqi po përcillen me vëmendje nga pothuajse çdo media botërore.

Atje në garë janë presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan dhe Kemal Kiliçdaroglu të cilët shkuan në raundin e dytë, transmeton Telegrafi.

Pasi presidenti aktual votoi në një shkollë të mesme në Stamboll, i shoqëruar nga bashkëshortja Emine, ai foli para mediave.

Në anën tjetër, ka shpërndarë sërish para fëmijëve si dhe lodrave në oborrin e kësaj shkolle.

Kjo nuk është hera e parë që Erdogan shihet duke u dhënë para fëmijëve gjatë zgjedhjeve.

Njëjtë veproi edhe në raundin e dytë, kur u filmua duke u dhënë para disa fëmijëve që ishin shoqëruar nga prindërit dhe po prisnin për të votuar.

Të ngjashme