Lajme
Erdogan telefonon Putin: Heshtja perëndimore po përkeqëson situatën humanitare në Gaza
Demokracia
19:54 | 24 Tetor 2023

Share:

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin. Mësohet se në fokus të bisedimeve të tyre ishte situata në Lindjen e Mesme. Erdogan ka theksuar se heshtja e vendeve perëndimore po e përkeqëson krizën humanitare në Gaza.

Në deklaratën e Presidencës turke, bëhet gjithashtu me dije se presidenti turk ka ritheksuar se Ankaraja do të punojë për të arritur paqen në rajon, raporton Tass.

“Brutaliteti ndaj territoreve palestineze po intensifikohet dhe civilët po vriten vazhdimisht”, tha Erdogan.

Ai përsëriti gjithashtu komentet e mëparshme se Ankaraja do të vazhdojë të punojë për të arritur qetësinë në rajon, shtoi deklarata.

Të ngjashme