Lajme
Erdogan: Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të reformohet
Demokracia
15:28 | 09 Dhjetor 2023

Share:

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka bërë thirrje për reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke dënuar faktin se SHBA mund të vërë veton ndaj propozimit të armëpushimit për Gazën, pavarësisht mbështetjes së madhe nga vendet e tjera.

“Kërkesa e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për armëpushim refuzohet vetëm nga vetoja e SHBA-së. A është kjo drejtësi?” tha Erdogan në një konferencë për të drejtat e njeriut në Stamboll. Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të reformohet.

Ai shtoi se “ne kemi humbur shpresat dhe pritjet tona nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”.

Të ngjashme