Lajme
Erdogan injoron Kurtin, nuk e pret jashtë dhe as në Pallatin Presidencial në Ankara
Demokracia
21:38 | 03 Shkurt 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur sot nga presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, në vizitën e parë zyrtare të tij në Turqi.

Në konferencën e përbashkët për media me Kurtin, Erdogan ka thënë se shpreson që procesi i dialogut të Kosovës me Serbinë të përfundojë në një mënyrë që do të sigurojë paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon.

Erdogan ka thënë se Turqia i kushton vëmendje të madhe ndërtimit të marrëdhënieve paqësore të Kosovës me fqinjët e saj.

Ai po ashtu ka kërkuar nga Kurti që të bëjë më shumë kundër aktiviteteve të gylenistëve që janë në Kosovë dhe që kërkohen nga Turqia për tentim puçin e vitit 2016, shkruan Demokracia.com.

Mirëpo, për dallim nga liderët tjerë që i pret në pallatin e tij presidencial në Ankara, Kurti u prit në Stamboll në rezidencën Vahdettin, por jo duke u pritur jashtë rezidencës nga Erdogan.

Rezidenca Vahdettin është në pjesën e ngritur të Stambollit, por për nga rëndësia, arkitektura dhe fuqia, është larg nga Pallati Presidencial në Ankara, në kryeqytetin turk.

Ndryshe nga Kurti, Erdogan i kishte organizuar pritje madhështore presidentes Osmani në Ankara në vizitën e fundit. /Demokracia.com/

Të ngjashme