Lajme
Erdogan i kërkon Putinit të shpallë armëpushimin në Ukrainë dhe të nënshkruajë marrëveshjen e paqes
Demokracia
13:49 | 06 Mars 2022

Share:

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i kërkoi homologut të tij rus Vladimir Putin të shpallë një armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, tha sot zyra e tij.

Në një deklaratë pas një telefonate një orëshe, presidenca turke tha se Erdogan i tha Putinit se Turqia ishte e gatshme të kontribuonte në një zgjidhje paqësore të konfliktit, shkruan Sky News, transmeton Demokracia.com.

Ai i tha udhëheqësit rus se një armëpushim do të lehtësonte shqetësimet për situatën humanitare.

“Presidenti Erdogan rinovoi thirrjen e tij “le të hapim rrugën për paqen së bashku”, tha zyra e tij.

“Erdogan theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave urgjente për arritjen e një armëpushimi, hapjen e korridoreve humanitare dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje.

Të dy krerët diskutuan gjithashtu lidhjet dypalëshe, tha ai/Demokracia.com/.

Të ngjashme