Lajme
Erdogan i kërkon Kurtit t’i luftojë aktivitetet e gylenistëve në Kosovë
Demokracia
21:02 | 03 Shkurt 2023

Share:

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdogan, i ka kërkuar Kurtit që ta luftojë përhapjen e gylenizmit në Kosovë.

Siç raporton Anadolu, Erdogan i kërkoi Kurtit të rrisë bashkëpunimin me Türkiye-n kundër aktiviteteve në Kosovë të Organizatës Terroriste FETO, grupi që qëndron pas përpjekjes për grusht shtetit të vitit 2016 në Türkiye.

Po ashtu, ai ka thënë se Türkiye është e gatshme t’i japë mbështetje procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për paqen rajonale, nëse kjo gjë kërkohet.

“Türkiye është e gatshme të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe të japë kontributin e nevojshëm nëse kërkohet nga palët”, tha Erdogan në një konferencë për media me kryeministrin Kurti.

“Ne shpresojmë që procesi i dialogut me Serbinë të rezultojë në një mënyrë që siguron paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm të rajonit”, shtoi ai.

Të ngjashme