Lajme
Erdogan: Gaza duhet të jetë pjesë e një shteti të pavarur palestinez pas luftës
Demokracia
13:03 | 04 Nëntor 2023

Share:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u shpreh se Gaza duhet të jetë pjesë e një shteti të pavarur dhe sovran palestinez pas luftës.

Më tej, sa i takon konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit ai tha se vendi i tij do të mbështesë formulat që sjellin paqen rajonale, jo ato që “shkallëzojnë palestinezët nga historia”.

Erdogan theksoi se shefi i inteligjencës turke është në kontakt me Izraelin, Hamasin dhe palestinezët.

Ai gjithashtu dhe paralajmëroi se “besimi në sistemin global do të zhduket nëse Izraeli nuk ndalet, nuk mbahet përgjegjës për krime, shkelje të të drejtave”.

Presidenti turk njoftoi gjithashtu se presidenti iranian Reisi do të vizitojë Turqinë në fund të nëntorit.

 

Të ngjashme