Lajme
Erdogan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja në rajonin e prekur nga tërmeti
Demokracia
22:22 | 06 Mars 2023

Share:

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se vendi do të rindërtojë rajonin jugor të Turqisë, të goditur nga tërmetet katastrofike të 6 shkurtit dhe do të ndërtojë 488,000 shtëpi të reja brenda një viti.

“Sot, ndërsa lëmë pas javën e katërt që nga tërmeti, ne shohim më qartë përmasat e fatkeqësisë që përjetuam dhe ndjejmë dhimbjen e humbjeve tona më thellë”, tha Erdogan pas mbledhjes së kabinetit, raporton Anadolia, transmeton Demokracia.com.

Më shumë se 13.5 milionë njerëz në Turqi u prekën nga tërmetet shkatërruese, siç ishin shumë në Sirinë veriperëndimore. /Demokracia.com/

Të ngjashme