Lajme
Erdhi në pushtet me dhunën si mjet politik, Kurti u “ligjëron” socialistëve në Madrid për teoritë e paqes
Demokracia
14:32 | 26 Nëntor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dje ka marrë pjesë në Kongresin e 26-të të Internacionales Socialiste që u mbajt në Madrid. Megjithatë, e veçanta e pjesëmarrjes si tij në këtë kongres është se aty Kurti del të jetë shfaqur si “profesor” para audiencës së socialistëve.

Kurti që me dhunë politike gjatë gjithë karrierës së tij si opozitar e ka penguar forcimin e paqes dhe demokracisë, aty ka folur edhe për teoritë e paqes.

“Partitë socialiste dhe socialdemokrate duhet të bashkojnë njerëz të ndryshëm kudo në glob për një qëllim të përbashkët: të shpëtojnë planetin e riokurencës së baticës së fashistëve”, ka thënë Kurti, metodat e ngritjes në pushtet të të cilit shpeshherë janë cilësuar edhe si fashiste.

Ky është fjalimi i plotë i Kurtit për paqen e demokracinë, i cili duke e bërë të kundërtën në praktikë, me dhunën si mjet politik erdhi edhe në pushtet:

Të ngjashme