Sport
Erdhi me shumë bujë te Prishtina, por futbollisti i njohur pritet të largohet pa lënë asnjë gjurmë
Demokracia
18:24 | 29 Korrik 2021

Share:

Mbrojtësi Gentian Muça mund të rikthehet te Tirana. Klubi bardheblu dhe lojtari janë në bisedime që pas një viti ndërprerjeje të rinisin bashkëpunimin.

Ndonëse ende nuk ka asnjë lajm zyrtar, palët kanë diskutuar këtë verë dhe nëse Muça largohet nga Prishtina, mund të afrohet te Tirana. Lojtari për momentin është i grumbulluar me prishtinasit për ndeshjet e Europës dhe ndoshta do të largohet pas mbylljes së aventurës europiane.

Për bardheblutë kthimi i Muçës do të ishte një lajm i bujshëm, pasi mbrojtësi ka qenë pjesë e skuadrës kampione dhe do të pritej mirë nga të gjithë në kryeqytet. /Demokracia.com

 

Të ngjashme