Sport
Erdhi me bujë të madhe dhe shifra rekord, mediat tallen më sulmuesin e Unitedit
Demokracia
18:37 | 26 Tetor 2021

Share:

Aventura e Jadon Sancho tek Manchester Unitedi ka filluar në mënyrën më të keqe të mundshme. Sulmuesi u ble me bujë në verë nga Dortmund, por deri më tani ka qenë një dështim.

Mediat gjermane janë tallur me futbollistin duke e ironizuar me agjentin e famshëm James  Bond. Ata kanë nxjerrë statistikat e lojtarit me “djajtë’. Në 7 ndeshje Sancho nuk ka dhënë asnjë gol apo asist. Për këtë arsye ata e kanë portretizuar sulmuesin me mbishkrimin ‘Ata më quajnë 007’.

21 vjeçari ende nuk e ka gjetur veten në ekip edhe pse konsiderohet si një ndër talentet më të mëdha në botë. Anglezi u transferua tek Manchester Unitedi në verë për shifrën e 85 milionë eurove. /Demokracia.com

Të ngjashme