Lajme
“Erdhi e dëshmoi fshehurazi në Hagë”, Thaçi i kundërpërgjigjet Prokurorisë Speciale
Demokracia
14:38 | 04 Prill 2023

Share:

Prokuroria Speciale e Hagës gjatë fjalës së saj në procesin gjyqësor kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, në një moment ka thënë se Thaçi kishte qenë disa herë fshehurazi në Hagë për të dëshmuar para Prokurorisë.

Ndaj këtyre pretendimeve të ZPS-së ka reaguar sot vetë Thaçi, duke thënë se një gjë e tillë s’është e vërtetë dhe se çdo bashkëpunim më drejtësinë ka qenë transparent qoftë në Hagë qoftë në Prishtinë.

Thaçi ka deklaruar sot se bashkëpunimi i tij ka qenë në interes të drejtësisë.

“Unë jam intervistuar nga gjithë mekanizmat ndërkombëtar, qoftë si dëshmitar apo i dyshuar. Çdo bashkëpunim i imi ka qenë në interes të drejtësisë, dhe plotësisht transparent, qoftë në Prishtinë qoftë në Hagë. Gjithçka çka thuhet tjetër është e paqëndrueshme”, ka thënë Thaçi gjatë fjalës së tij sot.

Të ngjashme