ShowBiz
Era Istrefi zbulon kur do të dalë kënga e re
Demokracia
18:21 | 25 Mars 2022

Share:

Era Istrefi ka paralajmëruar prej ditësh se po rikthehet me një projekt të ri.

Pak ditë më parë, këngëtarja ngacmoi fansat me një video ku shfaqej nga një avion privat, me në sfond këngën e saj të re. Ajo bëri me dije se projekti do të titullohej “Bebe” por nuk zbuloi asgjë më shumë.

Por pritjes i ka ardhur fundi. Këngëtarja e hitit “Bonbon” ka zbuluar se kënga do të publikohet me 31 Mars. Fansat e Erës mezi po e presin këngën e re pasi ka qëndruar për një kohë të gjatë larg muzikës.

Kujtojmë që fama e Istrefit tejkaloi kufijtë me hitin Bonbon.

Të ngjashme