ShowBiz
Era Istrefi merr vëmendje me imazhet e reja atraktive
Demokracia
10:18 | 08 Tetor 2022

Share:

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi ndonëse po shijon suksesin e projekteve të reja ajo mbetet aktive edhe në rrjete sociale.

Artistja e cila krahas talentit njihet dhe komentohet edhe për linjat e saj të përsosura të trupit, së fundmi ka postuar disa imazhe të reja.

Era nxiti fansat e saj në Instagram duke pozuar në disa foto ku dukej në formë të mrekullueshme dhe tejet joshëse.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Në imazhe, krijuesja e hitit “Bon bon” shihet e veshur me një bluzë të gjelbër mëngë të gjata të cilën e përshtati me xhinse.

Pamja e saj atraktive u kompletua me makijazh të theksuar dhe aksesor ari.

Ajo vuri në fokus linjat e saj të formësuara të trupit dhe dukej e mahnitshme.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Nuk munguan as komentet dhe pëlqimet e shumat nga ana e admirueseve të saj sipër fotografive.

Ndryshe, së fundmi Era lansoi një tjetër këngë, këtë herë erdhi në bashkëpunim me reperin Don Xhoni.

Projekti i dyshes mban titulli “Hala” dhe po pritet mirë nga ana e fansave duke grumbulluar mbi 7 milionë klikime deri më tani në YouTube.

Të ngjashme