ShowBiz
Era Istrefi kopjon Dua Lipën dhe Elvana Gjatën
Demokracia
15:59 | 03 Prill 2022

Share:

Ka pak ditë prej kur Era Istrefi e ka publikuar këngën e saj të re pas dy vitesh pauzë.

Kënga mbanë titullin “Bebe” dhe këndohet në gjuhën shqipe, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja është shfaqur tejet joshëse në videoklip.

Në një nga skenat e klipit këngëtarja e hitit “Bon Bon” është veshur me ngjyrë neon të Thierry Mugler, një veshje që është kthyer në fiksimin e vajzave të showbiz-it.

Dua Lipa, Billy Illish, Rihanna, Beyoncé, Miley Cyrus, madje edhe Elvana Gjata në videot apo daljet e tyre publike janë duke veshur këtë krijim të Casey Cadwalader, i cili është drejtori kreativ që prej 2017-tës i Thierry Mugler.

Kështu që dhe Era nuk mund ti rezistonte kësaj veshje sidomos kur bëhej fjalë për lançimin e projektit të saj të parë, pas dy vitesh pauzë.

Të ngjashme