ShowBiz
Era Istrefi duket joshëse në paraqitjen e radhës
Demokracia
17:31 | 07 Tetor 2022

Share:

Ajo është rikthyer fuqishëm pas një pauze të gjatë në muzikës.

Bëhet fjalë për Era Istrefin, e cila krahas projekteve të reja ka qenë mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.

Këngëtarja e njohur shqiptare e cila njihet për fizikun e kompletuar, ka ardhur tejet atraktive edhe në një imazh të ri.

Ajo postoi një foto në InstaStory për më shumë se një milion ndjekës të saj në llogarinë e Instagramit.

Era shihet e veshur me shumë stil, bluzë të shkurtër  me pupla dhe mini-fund të ngjashëm me ngjyrë të kaltër.

Me një makijazh të lehtë dhe flokët e bardha me balluke, ylli i estradës shqiptare dukej më në formë se kurrë më parë.

Ndryshe, Era aktualisht po shijon suksesin e këngës së re që solli në bashkëpunim me reperin e njohur, Don Xhoni.

Dyshja e famshme dhe mjaft e suksesshëm publikuan projektin me titullin “Hala” e cila në pak ditë ka grumbulluar mbi gjashtë milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Të ngjashme