Puna në natyrë sjell gjithmonë shqetësime të mundshme dhe një e tillë i ka ndodhur edhe Maja Todiqit, gazetares kroate së “Sport Club”, e cila raporton nga turneu i Kupës së Miqësisë në të cilin marrin pjesë ekipe të reja nga klubet rajonale.
Gazetarja bëri një intervistë me trajnerin e Dinamos së Zagrebit, kur pasoi një erë e stuhishme, aq e fortë sa i gjithë ndërtimi i studios së improvizuar u zhvendos, madje një tavolinë dhe një karrige “fluturuan”, njoftojnë mediat kroate, përcjell Demokracia.com.
Trajneri i Dinamos e ka mbrojtur në mënyrë xhentëlmenësh gazetaren dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Më poshtë shikoni videon e situatës së përmendur./Demokracia.com/