Lajme
Epopeja e UÇK-së, Tahiri përmend Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin: Po e mbrojnë luftën e Kosovës në Hagë
Demokracia
11:26 | 05 Mars 2024

Share:

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, në seancën solemne për përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka përmendur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Ai tha se ata janë sot në betejën për mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së dhe sakrificën e Adem Jasharit.

“Kur e kujtojmë Epopenë e Adem Jasharit, nuk mund të harrojmë edhe bashkëluftëtarët e tij që sot janë në Hagë duke bërë betejën e radhës për Kosovën. Presidentin Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimin dhe të tjerët, që sot janë në betejën për mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së. Ata sot po e mbrojnë drejtësinë e UÇK-së të komandantit Adem Jashari, po e mbrojnë sakrificën e Jasharit dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të rënë në luftën tonë”.

Tutje, Tahiri u shpreh se Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi do ta kalojnë këtë sfidë si fitimtarë.

“Në vitin 1990, Thaçi dhe Selimi u dënuan me grupin e Jasharit nga gjykata serbe, por lufta e tyre ishte e drejtë dhe kemi shpresën që edhe procesin në të cilin po kalojnë sot, do të dalin të drejtë dhe fitimtar se çdo herë. UÇK ishte e drejtë, Epopeja ishte e shenjtë dhe ajo duhet të përkujtohet me nderim për aq kohë sa do të jetojë populli i Kosovës”, tha Tahiri.

Të ngjashme
Lajme • 06 Dhjetor 2024