Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, me rastin e manifestimit të “Epopesë së UÇK-së”, nesër do të mbajë fjalim në ceremoninë e FSK-së në kazermën “Adem Jashari”.
U.d. e Presidentit Vjosa Osmani të premten në ora 12:00 do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në ceremoninë e FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, e cila organizohet për nder të “Epopesë së UÇK-së”, shkruan Demokracia.com.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate nga zyra e Presidencës.
“Në orën 12:00, U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, do të marrë pjesë dhe do të mbajë një fjalë rasti në ceremoninë e FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, e cila organizohet për nder të “Epopesë së UÇK-së”, thuhet në komunikatë./Demokracia.com/