Lajme
“Epopeja e UÇK-së” këtë vit mbyllet me koncert pa praninë e publikut
Demokracia
15:08 | 03 Mars 2021

Share:

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka publikuar agjendën me rastin e Epopesë së UÇK-së.

Më 5, 6 dhe 7 mars në Kosova shënohet Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në nder të kësaj dite janë planifikuar shumë aktivitete, shkruan Demokracia.com.

Përmes një njoftimi, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se, aktivitetet shtetërorë nisin në orën 09:00 me Seancë solemne në të gjitha Kuvendet Komunale, mirëpo sipas njoftimit.

Pas kësaj në orën 12:00 do të zhvillohet Parada e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë. Mirëpo për shkak të pandemisë kjo paradë do të do të zhvillohet pa praninë e publikut.

Më 6 mars aktivitetet fillojnë në ora 09:00 me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, për të vazhduar në orën 10:00 me një ekspozitë të fotografive në Prekaz.

Manifestimi përmbyllet më 7 mars me Natën e Zjarreve, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz dhe më koncert pa praninë e publikut (për shkak të pandemisë), në Stadiumin e futbollit në Skenderaj, transmetim direkt në TV dhe rrjete sociale.

“Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore i kushtohet EPOPESË së UÇK-së, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. Gjithashtu, në këtë ditë shfaqen aktivitete nëpër rrjete sociale të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e dërguar.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

5 Mars

–              Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore i kushtohet EPOPESË së UÇK-së, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri

–              Gjithashtu, në këtë ditë shfaqen aktivitete nëpër rrjete sociale të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës

09:00 – Seanca Solemne nëpër të gjitha Kuvendet Komunale

11:00 – Ekspozita  “Kujtesa e Kosovës – Adem Jashari – rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë

12:00 – Parada e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë  (për shkak të pandemisë do të zhvillohet pa praninë e publikut)

18:00 -Turniri në futsall, Pallati i Rinisë, Prishtinë

6 Mars

09:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

10:00 – Ekspozitë me fotografi, Prekaz

11:00 –Turnir në volejboll, Skenderaj

12:00 – Homazhe në të gjitha komplekset memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së 15:00 – Ekspozitë me 59 fotografi në sheshin Skënderbeu, Prishtinë

17:00 – Akademi Përkujtimore, Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë

7 Mars

09:00 – Turnir në shigjetari, Skenderaj

11:00 – Turnir në shah, Hotel Grand, Prishtinë 13:00 – Finalja e turnirit të volejbollit, Skenderaj

17:45 – Manifestimi Nata e Zjarreve, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

18:00 – Koncert pa praninë e publikut (për shkak të pandemisë), në Stadiumin e futbollit në Skenderaj, transmetim direkt në TV dhe rrjete sociale./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 31 Maj 2024