Sport
Epoka e Xavit te Barcelona nis me fitore
Demokracia
23:00 | 20 Nëntor 2021

Share:

Barcelona kthehet te fitorja nën drejtimin e Xavit.

Katalanasit, pas dy humbjeve dhe dy barazimeve të marrë në katër javët e mëparshme të La Liga-s, janë kthyer te fitorja në derbin kundër Espanyol.

Ndeshja e luajtur në Camp Nou është vendosur në fillimin e pjesës së dytë.

Ka qenë Memphis Depay që i ka dhuruar tri pikët katalansve me një penallti të dyshimtë në minutën e 48-të.

Falë kësaj fitoreje, Barça është ngjitur në vendin e gjashtë në renditje me 20 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme