Sport
Epoka e Ten Hag në Premierligë nis me humbje, Man United pëson në shtëpi nga Brighton
Demokracia
16:53 | 07 Gusht 2022

Share:

Manchester United e ka nisur me humbje edicionin e ri në Premierligë, duke pësuar kështu nga Brighton në shtëpi.

“Djajtë e Kuq” u mposhtën 1:2 nga Brightoni në stadiumin “Old Trafford”, shkruan Demokracia.com.

Brighton pas gjysmë ore lojë kaloi në avantazh me futbollistin Gross që realizoi pas asistimit nga Welbeck.

Nëntë minuta më vonë i njëjti dyfishoi shifrat në të mirë të mysafirëve.

Man United kishte mundësi të kthehej në lojë pas autogolit të Mac Allister në minutën e 68-të por nuk arriti që të pakten ta shmangte disfatën.

Pavarësisht se është xhiro e parë, Man United ndodhet në pozitën e 14-të pa pikë, kurse Brighton me tri pikët e para renditet në vendin e pestë./Demokracia.com/

Të ngjashme