Lajme
Epike | Kurti e kishte gjetur formulën si njerëzit do të mbillnin domate… (Video)
Demokracia
11:09 | 21 Nëntor 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti, ka “shkëlqyer” edhe me një ide tjetër për “zhvillimin” e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Së fundmi, Kurtit i është publikuar një video në rrjete sociale derisa ai po mundohej të impresiononte njerëzit e fshatit me idetë e tij për zhvillimin e bujqësisë.

“A mundemi na mi shti njerëzit me mbjellë domate tu i thanë mbjellni domate? S’mundemi na m’i shti njerëzit tu iu thanë mbillni domate”, pyet Kurti, i cili nuk pret përgjigjen, por përgjigjet vetë.

“A dini qysh mbillen domatet? Nëse ia maroni një fabrikë të ketchupit. Qatëhere krejt kanë me mbjellë domate”, iu thotë Kurti të pranishmëve në odë.

Kjo përgjigje e Kurtit, në fakt ishte një premtim i madh i tij se si do të përballej nesër Qeveria e tij me pasigurinë e madhe të bujqve për të gjetur tregun e nevojshëm për prodhimet e tyre.

Me siguri se nëse Kurti do të pyetej se si të inkurajohen bujqit të mbjellin molla, dardha apo pemë të tjera, ai do të përgjigjej se kjo do të arrihej “nëse ua ndërtojmë një fabrikë të lëngjeve”.

Kurti, ka tri vite që është kryeministër, por nuk e ka prerë asnjë shirit përurues të hapjes së ndonjë fabrike në Kosovë dhe nuk duket se e ka në plan. /Demokracia.com/

Të ngjashme