Lajme
Epidemiologia Bedrie Rama flet për simptomat e nënvariantit të Omicronit, që po përhapet në Kosovë
Demokracia
19:13 | 12 Korrik 2022

Share:

“Tri javët e fundit ka ndryshuar situata epidemiologjike sa i përket COVID-19”, ka thënë  epidemiologja Bedrie Rama.

Rama ka thënë se në çdo valë që kaplon vendin, pritet të ketë rritje të rasteve.

Ajo ka thënë ndër të tjera se sa i përket simptomave, janë të njëjta sikurse herave të tjera.

“Është nënvariant i tipit Omicron, simptomat janë djegie e fytit, dhembje e muskulaturës, temperature, ethe dhe plogështi”, ka thënë Rama në RTV Dukagjini.

Sipas saj kohëve të fundit, ndonjëherë për shkak të këtyre simptomave po komplikohet gjendja e pacientëve.

Sa i përket masave anti-COVID, sipas saj duhet të ketë shtim të masave.

Ajo ka bërë apel që qytetarët të jenë të kujdesshëm, të mbajnë rend dhe distancë në vendet publike.

“Pandemia ende nuk ka mbaruar , është në mesin tonë”, ka përfunduar ajo.

Të ngjashme