Ambasada amerikane ka shpërndarë deklaratën e epidemiologes amerikane që punon në Shqipëri Melissa Perry.
Sipas saj nëse mbajmë maskën dhe vaksinohemi mund të parandalojmë përhapjen e pandemisë.
“Duhet të vaksinoheni. Kur më pyesin se cila është vaksina më e mirë, them vaksina më e mirë është e para në të cilën mund të kemi qasje,” – u shpreh mjekja, përcjell euronews.al. Perry u shpreh se të gjitha vaksinat janë të miratuara e të vlerësuara me kujdes, kështu që rrjedhimisht janë të sigurta për t’u përdorur.
“Kam parë të dhëna të pavarura për të demonstruar se të gjitha vaksinat e disponueshme në Shqipëri janë vaksina të sigurta,” – tha Perry.
Sipas epidemiologes nëse vaksinohemi kemi 10 herë më pak mundësi të sëmuremi nga COVID-19, pra 10 herë më pak mundësi për të shkuar në spital.