ShowBiz
Enxhi Nasufi shpallet fituese e edicionit të dytë të “Dancing With The Stars”
Demokracia
09:07 | 30 Dhjetor 2023

Share:

Dy çiftet e fundit që ngelën në garën e “Dancing With the Stars Albania” ishin Sardi Strugaj me Ensa Llacin si dhe Enxhi Nasufi me Silvestër.

Fitues i këtij edicioni të dytë u shpall Enxhi Nasufi me balerinin profesionist, Silvestër Shuta, e cila njëherësh rrëmbeu kupën e artë e çmimin e madh prej 50 mijë eurosh.

Bukuroshja e njohur u emocionua jashtëzakonisht shumë në momentin që iu kumtua lajmi.

Ajo filloi të qante dhe u shpreh shumë e lumtur për gjithë mbështetjen që ka marrë përgjatë kësaj periudhe.

Në spektaklin e famshëm të vallëzimit që nga fillimi pati momente, emocione e përplot surpriNë juri kësaj radhe ishin: Ilir Shaqiri, Valbona Selimllari, Olta Gixhari dhe Lori Bala.

Nën drejtimin e Bora Zemanit dhe Eno Popit, këtë spektakël vitin e kaluar e fitoi Sara Hoxha.

Të ngjashme