Lajme
Enveristi Berisha kërcënon Live Matoshin: Aq shqiptarë sa vrau Enveri, unë për 24 orë aq do t’i kisha vjerrë në sheshin e Prishtinës
Demokracia
22:31 | 29 Nëntor 2022

Share:

Fehmi Berisha, aktivist i çështjeve kombëtare ka dhënë një deklaratë të fort, duke e bërë një krahasim me shqiptarët e persekutuar nga regjimi i Enver Hoxhës.

Ai ka thënë se ish-kryeministri Sali Berisha kishte deklaruar se 5680 shqiptarë janë vrarë në kohën e regjimit të Hoxhës, dhe se aq do t’i persekutonte në sheshet e Prishtinës, shkruan Gazeta10.

‘Enver Hoxha ka qenë kryenacionalisti më i madh në historinë e Shqipërisë. Sali Berisha e ka dhënë shifrën 5680 të vrarë gjatë periudhës së sundimit të Enver Hoxhës. Unë aq për 24 orë sonte në Kosovë i kisha vjerrë në sheshin e Prishtinës. Dhunën sot e kin ë Kosovë, degradimin. Sa vrasje janë bërë në Shqipëri e Kosovës, prej se ka vdek Enver Hoxha. Për çdo ditë kemi vrasje monstruoze në Shqipëri.

 

Të ngjashme