Federata e Boksit të Kosovës ka mbajtur sot kuvendin e rregulltë të punës dhe zgjedhor, shkruan Demokracia.
Në këtë kuvend u zgjodh kryetari i ri, nënkryetarët dhe anëtarët e bordit.
Kryetar i ri është zgjedhur Enver Krasniqi.
Ky kuvend u përfaqësua nga 22 klube dhe nga 44 delegatë, plus tre delegatë nga shoqatat e gjyqtarëve, trajnerëve dhe delegatëve.
Prezent në këtë kuvend ishte sekretari i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj për ta vëzhguar nga afër procesin. /Demokracia.com
https://www.facebook.com/Fboxk/posts/2892650151055869?__cft__[0]=AZWfhMiCR3D9fOOeY5AASuNrF2aknZGRLTBgy8ouekbNST_Pp1ZM81OCEZFpi9L3sURi66x5dpHl_WQ4PIKMPwW6pwm_6HJf9rLJ7vsrPtn25d–8J00_B4EAzD42aiF5SyUxkFBleqJbOOTkyFYykry&__tn__=%2CO%2CP-R