Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, njëherësh deputet i PDK-së Enver Hoxhaj, ka njoftuar se është takuar me ish-presidentin kroat Stipe Mesic.
Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se zhvilluar një takim miqësor dhe mbresëlënës me presidentin historik dhe mikun e Kosovës, Stipe Mesiq.
“Një takim miqësor e mbresëlënës me presidentin historik dhe mikun e Kosovës, Stipe Mesiq! Gjithmonë falënderues për mbeshtetjen! ????”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook derisa ka shpërndarë edhe një fotografi bashkë me Mesic.