Ekipi Olimpik i Kosovës sot ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, derisa flamuri i Kosovës në parakalim u mbajt nga dy xhudistët e mirënjohur Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova, shkruan Demokracia.com.
Sportistët kosovarë që ndodhën në Tokio i ka uruar edhe ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj i cili përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është krenari dhe gëzim i madh të shohësh flamurin shtetëror të valëvitet në Lojëra Olimpike.
“Krenari dhe gëzim i madh kur sheh flamurin e Kosovës që valëvitet në Lojërat Olimpike!
Krenar me sportistët tanë që po na përfaqësojnë̈ me sukseset e tyre!
Suksese ekipit të jashtëzakonshëm!”, ka shkruar Hoxhaj.
Kosova po prezantohet në Tokio të Japonisë me 11 sportistë, derisa ka gjasa të mëdha edhe për medalje sidomos në sportin e xhudos aty ku xhudistët tanë po tregojnë nivel shumë të lartë. /Demokracia.com