Sport
Enver Hoxhaj i reagon federatës spanjolle: Kosova është vend i pavarur
Demokracia
23:14 | 09 Mars 2021

Share:

Ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj i ka reaguar Federatës së Futbollit të Spanjës.

Federata e Futbollit të Spanjës e ka quajtur Kosovën si “territori i Kosovës”, kur ka paralajmëruar zbulimin e listës së të ftuarve për tri ndeshjet e muajit mars, shkruan Demokracia.com.

Hoxhaj pret reagimin e UEFA-së, teksa thotë se se Kosova është vend i pavarur.

“Të zhgënjyer me sjelljen destruktive të Spanjës ndaj Kosovës edhe kur bëhet fjalë për sport. Kosova është vend i pavarur dhe sovran dhe ky fakt nuk do të zvogëlohet nga kjo lloj sjellje. Pres reagimin e duhur nga UEFA”, shkroi ai në “Twitter”.

Spanja e Kosova takohen më 31 mars në Sevilla në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2022. /Demokracia.com

Të ngjashme