Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të huaja dallon nga referendumi. Sipas Hasanit, mbajtja e tyre nuk e prek rendin kushtetues të Kosovës.
Sipas Hasanit, rendi kushtetues serb ekziston edhe po u mbajtën edhe po s’u mbajtën zgjedhjet.
Ndërsa për referendumin, Hasani tha se nëse ai mbahet në territorin e huaj, preket sovraniteti shtetëror.
“Kurse te referendumi kushtetues, preket rendi kushtetues dhe për pasojë sovranitetin shtetëror”, shtoi Hasani.