Sport
Enrique: Më pëlqen mënyra se si Kosova luan, e merituam fitoren
Demokracia
23:23 | 31 Mars 2021

Share:

Kosova ka pësuar humbje dinjitoze nga superfuqia botërore e futbollit, Spanja.

Në “La Cartuja” të Sevillës, Spanja ishte nikoqire e “Dardanëve”, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës me rezultat 3:1.

Pas ndeshjes, trajneri i Spanjës, Luis Enrique është deklaruar për ndeshjen e sontme.

“Unë mendoj se ne e merituam fitoren sonte, por kur kundërshtari shënoi, ishte moment i vështirë”, ka thënë Enrique.

“Më pëlqen mënyra se si Kosova luan, me të vërtetë më pëlqen kjo”, shtoi ai. /Demokracia.com

Të ngjashme