Sport
Enis Bardhi po shkëlqen te Maqedonia, i shënon dy gola Armenisë
Demokracia
19:34 | 11 Nëntor 2021

Share:

Maqedonia e Veriut është duke udhëhequr bindshëm ndaj Armenisë në sfidën që po e zhvillon sonte në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror, shkruan Demokracia.com.

Maqedonia po fiton me rezultat 0:3, kur kanë mbetur edhe 30 minuta lojë, derisa protagonist në këtë sfidë është futbollisti shqiptar, Enis Bardhi.

Ai ka shënuar dy gola për skuadrën maqedonase njërën nga gjuajtja e lirë e njërën nga penalltia.

Me këtë fitore Maqedonia rrit maksimalisht gjasat për ta siguruar Play-Offin. /Demokracia.com

Të ngjashme