Sport
Enis Bardhi me shokë e “shokojnë” Atleticon në Madrid
Demokracia
21:11 | 16 Shkurt 2022

Share:

Levante ka shënuar fitore të madhe në luftën e saj për mbijetesë, duke e mundur Atletico Madridin në kryeqytetin spanjoll.

Levante ka fituar minimalisht 0:1 ndaj Atleticos në “Ëandametropolitano”, shkruan Demokracia.com.

Melero e ka realizuar golin vendimtar për mysafirët në minutën e 54-të të takimit.

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi ishte në fushë nga minuta e parë, por u zëvendësua në minutën e 62-të.

Levante përkundër humbjes mbetet në pozitën e fundit tabelore me 14 pikë, ndërsa Atletico zë vendin e katërt me 39 pikë, teksa mbetet shumë larg nga Real Madridi që është lider. /Demokracia.com/

Të ngjashme