Sport
Enis Bardhi mbërrinë në Turqi, së shpejti zyrtarizohet te klubi i njohur
Demokracia
14:30 | 11 Gusht 2022

Share:

Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi së shpejti do të zyrtarizohet te klubi i Trabzonsporit në Turqi.

Lojtari shqiptar ka mbërritur në tokën turke ndërsa gjatë ditës pritet të kryejë testet mjekësore e më pas edhe të prezantohet te kampionët e Turqisë, njoftojnë mediat turke, transmeton Demokracia.com.

Duke u shprehur se kanë mbetur disa procedura në transferimin e tij te skuadra, Bardhi tha: “Puna e radhës do të jetë takimi me shokët dhe trajnerin tim. Është një nder i madh për mua të jem pjesë e ekipit kampion. Është diçka që kam pritur për një kohë të gjatë që të luaj në Ligën e Kampionëve dhe ta kem këtë shans. Është një burim i madh motivimi”, tha ai, citon “ntvspor.net”.

27-vjeçari do të transferohet te klubi turk nga ekipi i La Ligës, Levante  te e cila luajti nga viti 2017.

Numri 10 nga Maqedonia e Veriut shënoi 3 gola dhe 3 asistime në 32 ndeshje sezonin e kaluar për Levanten./Demokracia.com/

Të ngjashme