Lifestyle
Ëndrrat seksuale dhe kuptimi i tyre
Demokracia
15:28 | 16 Mars 2021

Share:

Ëndrrat seksuale jo gjithmonë kanë kuptim seksual, ngjajshëm me faktin se si ngjarjet nga ëndrrat shpesh nuk kanë aspak lidhje reale me realitetin tonë.

Ian Wallace psikolo dhe ekspert ëndrrash, në librine tij “The Complete A To Z Dictionary Of Dreams: Be Your Own Dream Expert”, thotë se ëndrrat seksuale nuk kanë të bëjnë aspak me seksin dhe spjegon kuptimin e disa prej ëndrrave më të shpeshta seksuale, përcjell Classlifestyle, transmeton Demokracia.com

Kur tradhton bashkëshortin

 

Një ëndërr si kjo, shpesh, shpreh një mungesë të fshehur besimi, por jo në martesën tënde. “Ajo do të thotë që ëndërruesja po humb besimin te potenciali i saj tërheqës dhe po pëson diçka në jetë që po e bën më pak të sigurt te vetja”, thotë Ëallace. Mund të jetë një dështim në punë, ose një e njohur, një  supermama në super formë, që po të vë në diskutim gjithçka. Ëallace thotë që është një shenjë që ti po kërkon më shumë aprovim nga ata që të rrethojnë.

 

Të bësh seks gay, kur je hetero

 

“Ke filluar të ndihesh shumë mirë me trupin tënd dhe je bërë tolerante për ato që beson, moralin dhe vlerat e tua, si njeri.” Por jo vetëm kaq. Wallace thotë që ky mund të jetë një reflektim i anës tënde eksploruese, që kërkon të zbulosh më shumë si mama, bashkëshorte dhe punonjëse.

 

Seks me një njeri pa fytyrë

 

“Fytyra simbolizon identitetin, kështu që nëse personi përballë nuk ka fytyrë, kjo nënkupton që ti ndihesh vazhdimisht e sfiduar nga diçka në jetë që nuk ke arritur ta zbulosh ende, thotë Wallace. Me fjalë të tjera, është një thirrje për ta parë nga afër diçka që të mundon, por e anashkalon, që të mund ta rregullosh.

 

Seks me shokun më të ngushtë

 

Wallace thotë që fantazi si këto ikin e vijnë, kur shoku yt ka një tipar personaliteti që ti e admiron te ai. E sheh? Nuk ka probleme. Sigurisht derisa mes jush nuk po ndodh ndonjë ndryshim ndjenjash.

 

Kalon një orgazmë të vërtetë

 

Nëse ekziston ndjesia që po kalon në orgazëm, mund edhe të jetë sepse ti, sipas studimeve, je afër përjetimit të saj fizikisht. Nuk u ndodh vetëm meshkujve. Ekspertët thonë që edhe grave iu ndodhin ndryshime trupore gjatë fazës REM, rritje e lubrifikimit vaginal, zmadhim i klitorit, që mund të çojnë në eksitim. Dhe nëse ëndrra seksuale përkon me atë kohë, ti e ndjen kënaqësinë.

 

Seks me një bashkëpunëtor që nuk e duron dot

 

Ti je shumë xheloze për talentin ose aftësitë e këtij personi dhe nuk ndihesh mirë që ai po shkëlqen, ndërsa ti jo, sipas Wallace.

 

Seks me Bradley Cooper

 

Ose Beckham. Ose Leon e dikurshëm. Përveç mundësisë që mund të jesh duke ëndërruar dëshirën që ke pasur gjithë jetën për të bërë seks me një person të famshëm, Wallace thotë që këto ëndrra janë sinjal që ti, ashtu si shumë persona të famshëm, je shumë e zonja në një fushë të caktuar të jetës dhe ke mundësinë të fitosh edhe më shumë pushtet nga kjo. Lum ti… dhe Bradley!/Demokracia.com

Të ngjashme